Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Bio Inc. Platinium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Bio Inc është një lojë mjaft e bukur edhe tepër e veçantë, në të cilën ju duhet të luani në rolin e një biologu, i cili do të krijojë sëmundje vrasëse për armiqtë e tij. Duhet të luani me imagjinatë për të krijuar viruse të cilat do të dëmtojnë rëndë armikun. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Airport Scanner, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni një punonjës aeroporti të zbulojë sa më shumë objekte jashtëligjore nga skaneri i kontrollit. Ky mision nuk do të jetë i thjeshtë dhe do të kërkojë shkathtësi për të ndaluar objektet e rrezikshme për një fluturim me avion.


Boom Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Boom Land është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të shkatërroni struktura prej dërrase të kombinuara me mure betoni. Do të luani në shumë misione ku sigurisht me kalimin nga një mision në tjetrin çdo gjë do të vështirësohet.


Bad Piggies, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bad Piggies është një nga lojërat më të bukura të kompanisë Rovio, krijuesit e Angry Birds, ku objektivi është akoma të arrini vezët, por si gjithmonë, asgjë nuk shkon siç duhet. A do të arrini të krijoni makinën fluturuese dhe të drejtoni derrkucët në destinacion? Ato mund të përdorin disa objekte, por kanë nevojë për ndihmë për ta transformuar në mjetin e transportit të preferuar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment