Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- River Raid Original, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
River Raid Original është një lojë e krijuar në vitet 80-90' dhe e sjellë së fundmi edhe në iOS. Qëllimi i lojës është të drejtoni një avion luftarak  i cili duhet të arrijë në destinacion duke eliminuar të gjitha pengesat që gjen gjatë rrugës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Epica Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


Safety Note+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Safety Note është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni shënime gjatë ditës edhe ti ruani ato nëpërmjet fjalë kalimi. Stili i aksesimit të informacioneve ngjason me atë të sistemit operativ Android. Ja vlen ta merrni këtë program.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment