Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Real Bokeh, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Real Bokeh është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot tuaja duke i aplikuar efekte grafike të dritës, mjaft profesionale. Me pak fantazi ju mund të modifikoni fotot të cilat më pas do ti ndani me miqtë tuaj në Facebook apo Twitter.


Siege Hero, nga 0.89€, falas. /iPhone
Siege Hero është një lojë puzzle ku rrespektohen të gjitha ligjet e fizikës dhe ju duhe të shpëtoni pengjet duke shëmbur kështjellën ku ato mbahen peng. Do të keni mundësi të luan në 200 missione të ndryshme ku sigurisht ofrohet dëfrim për kohën tuaj të lirë.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Week Agenda Ultimate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Week Agenda Ultimate është një program  i cili do të na japë mundësinë të kemi në iDevice një agjendë virtuale mjaft të dobishme në qoftë se jeni mësuar të shënoni çdo event të ditës tuaj ose ato që do të keni në të ardhmen. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment