Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

AirAV, nga 5,49€, Falas /iPhone, iPad
AirAV është një lexues UPnP/DLNA që bën të mundur shfaqjen në streaming të videove, muzikës dhe imazheve nga serverat e UPnP/DLNA direkt në iPhone, iPod touch ose iPad. Suporton pjesën më të madhe të formateve video ( WMV, AVI, MKV, RMVB, RM, XVID, MP4, 3GP, MPG…) dhe audio ( MP3, WMA, RM, ACC, OGG, APE, FLAC,FLV… ), por edhe formatet e titrave ( smi, srt, ass, ssa, sub txt subtitle ).


Lumiè, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Lumiè është një program mjaft profesional për përpunimin e imazheve në mënyrë mjaft profesionale. Në të do të gjeni disa dhjetra efekte grafike të cilat do ti japin një prekje profesionale fotove tuaja. Në fund mund ti ndani këto imazhe direkt në rrjete sociale.


- Rocket Valet, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Rocket Valet është një lojue në të cilën duhet të drejtoni një anije kozmike të përshkrojë të gjithë qytetin me shpejtësi të lartë dhe të ulet në destinacion pa asnjë problem. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë.


Videomator, nga 0.89€, falas. /iPhone
Videomator është një program i cili do t'ju lejojë të rregjistroni filmime duke i aplikuar fotokamerës, efekte të ndryshme grafike. Të gjitha efekte aplikohen në kohë reale, pra gjatë rregjistrimit. Nëse jeni të apasionuar pas filmimeve atëherë ja vlen ta merrni programin në fjalë.


- Globo: World Clock and Weather, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Globo është një program nëpërmjet të cili do të keni një iDevice informacione në lidhje me orën në qytetet të ndryshme të botës, plus parashimin e motit për çdo qytet të preferuar. Programi është një alternativë mjaft e mirë e Weather të iOS.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment