Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


- Gravitations, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gravitations është një lojë mjaft e bukur ku duhet drejtoni një anije kozmike të udhëtojë nga një planet në një tjetër. Do të keni mundësi të luani në mbi 4500 misione në të ndryshme ku do të jeni ju që do të vizatoni trajektoren e përshkrimit. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Runtastic Road Bike PRO, nga 4,99€, falas /iPhone
Shënoni në iPhone garat dhe stërvitjen tuaj me biçikletë. Ky është aplikacioni më i mirë i këtij lloji, me një vlerësim 4,5+ në App Store. Krahasoni përmirësimet tuaja me ato të miqve.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment