Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Maze-A-Maze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Maze a  Maze është një lojë me temë kuic ku ju duhet të dilni nga labirinthi në të cilin ndodheni. Kjo gjë kërkon shumë përqëndrim ku me siguri do të vihet në provë aftësia juaj për të zgjedhur rrugën e duhur për të dalë nga ai.

BeatPad, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
BeatPad është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të krijoni ritme muzikore si të ishit një DJ i vërtetë. Do të keni mundësi të karikoni file-t tuaj muzikore të preferuara dhe ti miksoni ato sipas fantazisë. Gjithashtu në qoftë se ju nevojitet ndonjë efekt muzikor extra atëherë mund ti blini ato direkt nga programi.

Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment