Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Phone Drive, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Phone Drive është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë file-t që kemi në iDevice. Nëpërmjet tij ju mund të transferoni file nga një Pc ose Mac, direkt në iDevice në mënyrë mjaft të thjeshtë e të shpejt. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Wardwell House, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wardwell House është një lojë me temë horror në të cilën ju do t'ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet e shtëpisë pasi keni humbur në det dhe gjëndeni në një ishull ku ndodhet vetëm një shtëpi.  Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


OddPlanet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
OddPlanet është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të mbijetoni në një planet me shumë rreziqe. Personazhi i lojës është një vajzë e cila do të zbulojë botën ku ndodhet duke luftuar me çdo rrezik që i del në rrugën e saj. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment