Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Voice Notes Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Voice Notes Pro është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë shënime vokale. Kjo do të thotë se ju mund të rregjistroni biseda e më pas ti ruani në formën e shënimeve duke i përcaktuar një titull apo edhe përshkrime. Ja vlen ta provoni këtë program.


MR: Monster Runner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MR Monster Runner është një lojë në të cilën ju duhet të të ndihmoni personazhin e lojës të bëhet vrapuesi më i shpejtë në planetin e tij. Gjatë kësaj aventure do t'ju duhet të kaloni shumë vështirësi ku duhet të jeni tepër të shkathët për ti kaluar ato duke vrapuar sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


-7He Code, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë është ndërtuar me një ambjent grafik në 3 dimensione dhe qëllimi juaj është të gjeni kombinimin e fjalës ose fjalë kalimin e derës për të kaluar nga një dhomë në tjetrën. Për të formuar kodin duhet të zbuloni misterin e simboleve që do të gjeni brënda dhomës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment