Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

-Clipboard Manager, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të kemi në iPhone ose iPad një ditar me shumë funksione por qëllimi kryesor është ruajtja e adresave internet. Në qoftë se ju ka munguar një program i cili ruan këto adresa ose lejon publikimin e tyre në rrjetet sociale në mënyrë shumë thjeshtë atëherë ne jua këshillojmë ta keni në iDevice-in tuaj.


- [Steps], nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steps është një lojë mjaft inovative edhe në të njëjtën kohë, e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të ecni në rrugët me blloqe duke lëvizur dy gishta mbi ekranin e iDevice duke mbledhur kartolina në çdo vënd që kaloni. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë.


Translator Pro, nga 5.79€, falas. /iPhone
Translator Pro është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të përkthejmë një fjalë në shumë gjuhë të botës. Në qoftë se jeni një person i cili udhëtoni shumë, atëher ja vlen ta merrni këtë program.


- Go Keyboard Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Go Keyboard është një program mjaft i dobishëm i cili na lejon të modifikojmë grafikën e tastierës së iOS kur duam të shkruajmë. Programi do t'ju japë mundësi të zgjidhni shumë stile grafike plus do t'ju ofrojë edhe mundësinë për të shtuar Emoji Icons nëpërmjet funksiot 3D Touch. Ja vlen ta merrni!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment