Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Super Engine, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Engine është një lojë në të cilën ju do të garoni me makina të njëjta si në Formula 1, me të vetmen diferencë që duhet të shmangi edhe policinë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të thjeshtë por shumë tërheqëse.


- Ready to Go, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ready to Go është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të menaxhoni të gjitha eventet ditore që duhet të bëni gjatë ditëve në vazhdmi. Sot mund ta merrni falas këtë program.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.



DrawOnMp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DrawnOnMp është një program nëpërmjet të cilit mund të ti tregoni miqve tuaj se ku ndodheni ekzaktësisht në hartë, duke vizatuar mbi të. Programi do ti shfaqë miqve tuaj pozicionin të cilin ju vizatuat në hartë. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment