Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Jam: Jets Alien, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alienët kanë pushtuar botën dhe ju duhet ti luftoni ato nëpërmjet një helikopteri mjaft të avancuar. Në dispozicion do të keni shumë armë të ndryshme të cilat mund ti përditësoni gjatë lojës në mënyrë që të dëmtojnë akoma më rëndë armikun.


Rocket Racer R, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rocket Racer R është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni objektet fluturuese dhe të arrini fundin e garës pa u dëmtuar. Kini kujdes sepse kundërshtari do të bëjë të pamundurën për të ndaluar garën tuaj. 



Lan Scan: Network Device Scanner, nga 2.79€, falas. /iPhone
Lan Scan është një program mjaft profesional për të pasur informacione mjaft të detajuara në lidhje me rrjetin Internet ku jeni lidhur si edhe shumë të tjera. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Nia: Jewel Hunter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni Nia të zbulojë të gjitha thesarët e piramidave Egjiptiane. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë kurthe të cilat do t'ju duhet ti evitoni. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment