Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Living Planet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Living Planet është një program mjaft i avancuar i cili do të na lejojë të krijojmë video mjaft interesante duke i grumbulluar fotot rreth një sfere e cila krijon efektin visual të Tokës së parë nga lart. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Bird Jumper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bird Jumper është një lojë e ambjentuar në një realit grafik mjaft të bukur. Duhet vetëm të ndiqni zogjtë dhe të fluturoni sa më lart në atmosferë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment