Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

Eazy Reminder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Eazy Reminder është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju njoftojë për eventet e parapërcaktuara. Ju këshillojmë që ta merrni këtë program sepse është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe mbi të gjitha lejon dhe rregjistrimin vokal i cili mund të përdoret si sinjal i alarmit të njoftimit.


- 10,  nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
10 është një lojë me temë kuic e cila në fillim do t'ju duket mjaft e lehtë por më pas çdo gjë ndryshon. Mëndia duhet të fokusohet me qëllim që të zgjidhni nivelin dhe të bëheni ekspert në këtë lojë.


- TextGrabber + Translator, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TextGrabber është një program mjaft i dobishëm i cili ja vlen ta keni në iDevice. Funksioni i tij është mundësia për të seleksionuar text dhe më pas i gjithë teksti mund të përkthehet në një gjuhë tjetë, vetëm me pak lëvizje.

Special Enquiry Detail: The Hand that Feeds (Full), nga 4,49€, Falas /iPhone, iPad
Provoni të hetoni një krim, të zgjidhni qështjen dhe të kapni kriminelët në këtë lojë mjaft të vështirë. Detektivët Turino dhe Lamonte janë vendosur të hetojnë një ngjarje mjaft të rëndë: Special Enquiry Detail. Ajo çfarë duhet të bëni është, të gjeni provat për të arritur tek krimineli.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment