Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Quick Reposter, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Quick Reposter është një program i cili na lejon të postojmë foto dhe video direkt në Instagram, pa patur nevojë të përpunojmë më parë fotot ose videot. Programi ka arritur një popullaritet të madh në App Store, dhe nëse ju jeni ndjekës i çdo gjëje që ndodh në këtë rrjet social, atëherë ja vlen ta merrni.


- 9 Clues: The Secret of Serpent Creek, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
9 Clues është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni mikun tuaj të shtrenjtë dhe të gjithë qytetin të shpëtojë nga mallkimi i gjarprit Creek. Gjatë aventurës do të zbuloni shumë sekrete të cilat do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimin. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


- Giflay, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Giflay është një program mjaft i dobishëm i cili ju jep mundësinë të shikoni në iDevice imazhe të formatit GIF. Kujtojmë që ky format na lejon të kemi imazhe me lëvizje të cilat përsëriten pafundësisht. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment