Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


- Azzl, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Azzl është një lojë mjaft e bukur me temë kuic dhe një grafikë të animuar mjaft të këndshme. Detyra juaj është e thjeshtë por impenjative. Duhet të nxirrni sa më shumë YaYa për 1 minut! Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Iron Sea Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do t'ju duhet të mbroni vëndin tuaj duke luftuar kundra flotave detare që do t'ju sulmojnë nga deti. Gjatë lojës mund të përmirësoni armët kundra anijeve luftare në mënyrë të tillë që të dëmtoni sa më shumë armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment