Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Runtastic Heart Rate Monitor, nga 1.79€, falas. /iPhone
Runtastic Heart Rate Monitor është një program mjaft i dobishëm për shëndetin i cili na jep mundësinë të kemi informacione në kohë reale në lidhje me funksionimin e zemrës. Ja vlen ta merrni këtë program pasi është falas vetëm për një periudhë të limituar.


- Formulas: Photo Lab Effects, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Formulas është një program që ju ofron mundësinë të aplikoni efekte grafike tek fotot tuaja në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive. Do t'ju duhet vetëm pak fantazi dhe vetëm me pak lëvizje do të   krijoni foto mjaft profesionale.



Heavy Blade, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Heavy Blade është një lojë me aksion në të cilën do të ndihmoni personazhin e lojë të mbijetojë në një kohë kur të vdekurit ecin mbi tokë. Gjithashtu gjatë misioneve do të mund të përditësoni armët në mënyrë që ta dëmtoni më shumë armikun.


- AngerOfStick 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AngerOfStick 2 është një lojë me temë aksion ku ju duhet të shpëtoni qytetin tuaj nga sulmet e papritura dhe të shpejta të armikut. Do të keni në dispozicion një armatim bazë dhe më pas mund ta përditësoni atë duke kaluar nga një mision tek një tjetër. Mund të luani gjithashtu edhe me miqtë tuaj.


- Flick Champions HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flick Champions është një program i cili ju ofron lojëra në 9 sporte të ndryshme ku sigurohet argëtim dhe kërkohet impenjim sepse nuk do të jetë aq e lehtë të dilni kampion në çdo sport. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment