Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- TopScanner, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
TopScanner është një program i cili na jep mundësinë të skanojmë nëpërmjet fotokamerës së iDevice, dokumentat që keni nevojë të dërgoni me mail dhe jo vetëm. Ja vlen ta merrni këtë program nëse jeni transferoni shpesh dokumenta.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- 2 Things at Once, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
2 Things at Once është një lojë me temë kuic e cila do të vërë në lëvizje mëndjen tuaj. Ajo është krijuar për të stërvitur dy hemisferat e mëndies në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë aktive. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment