Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Fish Out Of Water, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Out Of Water është historia e gjashtë peshqve që dëshirojnë të largohen në fluturim nga oqeani dhe të shohin botën nga një këndvështrim tjetër krejtësisht të ri. Për t'i ndihmuar që të fluturojnë larg, duhet thjeshtë të gjuani peshqit e preferuar jashtë ujit dhe t'i shikoni të fluturojnë mbi re dhe sipër valëve të detit. Por kjo aventurë fsheh edhe shumë surpriza të tjera!


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


- Sago Mini Road Trip, nga 2.49€, falas. /iPhone, iPad
Sago Mini Road Trip është një lojë mjaft e bukur e cila i dedikohet fëmijëve nga mosha 2 deri në 5 vjeç. Nën shoqërinë e maces Jinja ato do të eksplorojnë botën ku jetojmë në mënyrë tepër interaktive dhe plot ngjyra. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Pythagorea, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pythagorea është një program edukativ i cili i dedikohet studentëve të lëndës së Gjeometrisë. Nëpërmjet tij, ju do të mësoni konceptet e kësaj shkence duke vizatuar mbi ekranin e iPhone ose duke zgjidhur kuicet që ai do t'ju bëjë pasi të keni kuptuar teorinë.




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment