Ken Segall është një ish konsulent i kompanisë Apple, dhe mbi të gjitha personi i cili ideoi iMac dhe sloganin "Think different". Në një intervistë të dhënë për një televizon Amerikan, ai shprehet i pakënaqur nga zgjedhjet e liderit Tim Cook dhe mendon se Apple po humbet elementin kryesor që e bëri atë të famshmëm, thjeshtësinë.

Larmia e produkteve
Hedhja në treg e disa versioneve të iPhone, iPad dhe Apple Watch është problemi që ka tashmë Apple i cili do të thotë se kompania po bëhet pikërisht si të gjithë kompanitë e tjera të mëdha të cilat kanë shumë produkte dhe përdoruesi final e ka të vështirë të gjejë atë që ai kërkon. Kjo nuk do të thotë se Apple nuk duhet të krijojë produkte të tjera, sepse nevojat e përdoruesit sa vijnë e shtohen, por disa zgjidhje mund të ishin bërë më mirë nga stafi drejtues.

Bordi drejtues duhet të jetë më i "ngushtë"
Një ndër veprimet e para që bëri Steve Jobs kur u rikthye tek Apple, ishte shkurtimi i bordit drejtues pasi ishte tepër i madh në numër. Aktualisht numri i personave në stafin drejtues është tepër i madh dhe si rrjedhojë, vendimet e marra ndoshta nuk janë ato të duhurat. Sipas Ken, Tim Cook duhet të shkurtojë stafin drejtues sepse ishin ato pak persona në staf që e sollën kompaninë mbi të gjithë të tjerët.

Apple nuk është se nuk ka thjeshtësi, thjeshtë është ndryshe
Mendoj se kur Steve Jobs morri në dorë Apple, ai bëri të gjitha veprimet për të rritur kompaninë sipas mënyrës së tij. Tashmë Apple është një kompani që qëndron mbi të gjitha dhe nëse do të bënte të njëjtat veprime siç bëri Steve Jobs, vetëm do të përsëritej por me siguri do të ishte pa rrezultat sepse nevojat e tregut janë shumë të ndryshme në krahasim me periudhën e Steve. iPhone 6 dhe Apple Watch janë produkte që vijnë pas periudhës së Steve Jobs dhe janë mjaft të thjeshtë e në stilin Apple. Gjithashtu mendoj se Apple nuk është se nuk ka "thjeshtësi", por është "ndryshe". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment