iOS 10 do të jetë protagonisti kryesor në konferencën e Apple që do të mbahet më 13 Qershor. Gjatë javëve të fundit, kemi lexuar shumë thashetheme rreth risive të mundshme që do të vijnë me versionin e ri iOS. Në këtë artikull kemi bërë një përmbledhje të 10 risive më të mundshme dhe më interesante.

1. Fshehja e aplikacioneve
iOS 10 duhet të lejojë fshehjen e aplikacioneve origjinale Apple që janë të instaluara në iPhone. Aplikacione si Wallet, Busulla apo Bursa, janë tre shembuj aplikacionesh që shumë përdorues preferojnë të mos i kenë në pajisjen e tyre, ose të paktën jo në plan të parë. Deri sot nuk ka qenë e mundur t'i ç'instalonim ato, me iOS 10 duhet të aktivizohet ky funksion. Përdoruesit mund të vendosin t'i ç'instalojnë ato dhe më pas mund t'i instalojnë përsëri direkt nga App Store.

2. Dark Mode
iOS 10 duhet të integrojë një pamje të re grafike "Dark", një temë alternative.

3. 3D Touch
3D Touch, një funksion ekskluziv i iPhone 6s, mund të pësojë shumë ndryshime, sidomos në përdorimin e tij në aplikacionet e palëve të treta.

4. Siri
Shumë vëmëndje po i kushtohet edhe asistentit vokal Siri. iOS 10 mund të integrojë një aistent më inteligjent, në gjëndje të kuptojë më mirë gjuhën natyrale dhe të përgjigjet në mënyrë të saktë. Apple duhet të lëshojë edhe një SDK për zhvilluesit për të integruar Siri në aplikacionet e tyre.

5. Siguria
Apple ka mësuar diçka nga çështja FBI: duhet ta bëjë gjithmonë e më të sigurtë iPhone-in. Pritet të reja për sa i përket Touch ID dhe kriptografisë end-to-end në iCloud.

6. HomeKit
iOS 10 duhet të sjellë disa të reja edhe për sa i përket platformës HomeKit dhe aksesorëve për shtëpinë. Me iOS 10, iPhone mund të transformohet në një hub për menaxhimin e të gjithë këtyre aksesorëve.

7. Emoji
iOS 10 do të integrojë 72 emoji të reja, të prezantuara përpara pak ditësh nga Unicode.

8. Apple Music
Me shumë mundësi, pamja grafike e Apple Music do të rinovohet krejtësisht për të ofruar një sistem më thjeshtë. Nuk pritet ndonjë e re e rëndësishme për sa i përket funksioneve.

9. App Store
Edhe App Store do të rinovohet, me një kujdes të veçantë për aplikacionet duke thjeshtuar kërkimin e një titulli specifik, edhe në bazë të tag-eve të zgjedhura nga përdoruesi.

10. Apple Pay
Priten të reja edhe për Apple Pay, sidomos për sa i përket sigurisë dhe zgjerimin e këtij shërbimi në më shumë shtete të tjera… /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment