Wrio është tastiera më e re e publikuar në App Store. Prezanton një layout në formën e një koshere bletësh, që ofron butona më të mëdhenj duke shfrytëzuar po të njëjtën hapësirë. Në këtë mënyrë do të jetë më e thjeshtë të shkruani, duke evituar gabimet gjatë shkrimit, falë edhe reduktimit të përmasave të butonit të hapësirës, që është zëvendësuar nga dy butona të errët në qendër të tastierës.

Edhe butoni backspace është eliminuar. Nëse dëshironi të fshini diçka, mjafton një swipe majtas nga çdo pikë e tastierës. Nëse bëni një swipe të tejzgjatur, mund të fshini më shpejt. Tastiera Wrio suporton edhe gjeste të tjera, për shembull për të kthyer edhe njëherë tekstin që keni fshirë, për të shkruar me shkronja të mëdha, etj.

Tastiera Wrio është e disponueshme në App Store me çmimin 2,99€. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment