WhatsApps ka lëshuar më në fund programin e saj për PC dhe Mac, në mënyrë që çdo përdorues të ketë mundësinë të përdorë këtë shërbim edhe nga kompjuteri. Kompania ka realizuar një program që funksionon në mënyrë të ngjashme WhatsApp Web por që ofron një mbështetje të plotë me shumë funksione të reja.

Për momentin WhatsApp për PC dhe Mac nuk ofron mundësinë për të bërë telefonata, por mund të dërgoni memorie vokale, të dërgoni file dhe veprime të tjera për përdorur aplikacionin në iPhone, që do të mbetët gjithsesi e domosdoshme për funksionimin e WhatsApp në kompjuter.

Për ta konfiguruar, duhet të hapni aplikacionin, të prisni që të shfaqet kodi QR. Kur kjo të ndodhë, do të mjaftojë të hapni WhatsApp dhe të shkoni tek Settings > WhatsApp Web dhe të skanoni kodin QR që shfaqet në kompjuter. Pasi të keni bërë këtë, të gjitha bisedat tuaja do të shfaqen edhe në kompjuter.

Link për shkarkim:



/iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment