Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit që nuk mund të rrinë dot pa WhatsApp: me sa duket programi për PC dhe Mac i aplikacionit WhatsApp, është gati dhe mund të lëshohet për të gjithë gjatë këtyre ditëve. Konfirmimi vjen nga disa informacione që i janë dërguar testuesve dhe përkthyesve të programit.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja e më poshtme, informacionet e reja përmbajnë elementë si: “Download for Windows” ose “Not on a Mac?” dhe “Mac or Windows PC?” që na lënë të kuptojmë se ekziston mundësia për të shkarkuar WhatsApp edhe në platformat kryesore, si Mac dhe Windows.


Gjithsesi, për momentin nuk dimë më shumë: nuk mund t'iu themi me siguri se kur mund të lëshohet ky program, por duke u bazuar tek informacionet që kemi, nuk duhet të vonojë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment