Dag Kittlaus dhe Adam Cheyer, bashkëthemeluesit e asistentit vokal Siri të Apple, do të prezantojnë të hënën "Viv", frytin e një projekti të inteligjencës artificiale që ka zgjatur 3 vjet e gjysëm dhe që është gati të revolucionojë këtë sektor. Startupi Viv Labs përfshin gati një të tretën e grupit që ka krijuar asistentin Siri dhe premton një performancë dhe kapacitet më të lartë.

Viv do të jetë një projekt "open system", ashu siç ishte menduar të ishte edhe Siri në fillim. Kjo do të thotë se bizneset e jashtme do të jenë të lirë të integrojnë shërbimet e tyre brenda këtij asistenti vokal. Versioni i parë demo publik që do të lëshohet pas pak ditësh, do të shfaqë përdorimin e shërbimeve të integruara deri tani, si: Uber, Florist One, SeatGuru, ZocDoc e Grubhub.

"Blej një biletë për këtë shfaqje. Prenoto një tavolinë në këtë restorant. Thirr një makinë të Uber. Dërgo disa lule në këtë adresë", këto do të jenë të gjitha komanda që Viv do t'i ekzekutojë pa patur nevojë që përdoruesi të përdor një aplikacion tjetër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment