UNCHARTED: Fortune Hunter është një lojë e re për iPhone që kombinon aksion dhe enigma në një aventurë mjaft origjinale. Objektivi juaj do të jetë të ndiqni aventurat e Nathan Drake, të zgjidhni enigmat dhe të mbijetoni duke evituar pengesat dhe rreziqet.

Loja përbëhet nga gjashtë aventura të ndryshme që duhet të kompletoni. Nuk mungojnë as thesaret dhe objektet për t'u zbuluar. Gjithashtu mund ta lidhni edhe me PlayStation Network për të fituar shpërblime në UNCHARTED 4.

UNCHARTED: Fortune Hunter është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment