Vodafone në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë përmbledhin në këtë aplikacion shërbimet kryesore të qytetit të Tiranës në smartphone-in tuaj. Këtu përfshihen informacione mbi trafikun dhe transportin në qytet, turizmin, ndotjen, mundësinë për të raportuar situata problematike dhe shumë informacione të vlefshme.

Funksionalitetet kryesore:
Ndotja – Raporto situata problematike në lidhje me ndotjen në qytetin e Tiranës.
Transporti
Transporti publik – informacion në lidhje me linjat e transportit publik në qytetin e Tiranës.
Taksi – informacion në lidhje me taksitë në qytetin e Tiranës
Parkimet –informacion në lidhje me vendparkimet në qytetin e Tiranës
Turizmi – listë me pikat e interesit për turizmin në Tiranë të shfaqura edhe në hartë.
Trafiku
Harta e trafikut – informacion në kohë reale mbi situatën e trafikut në Tiranë, i shoqëruar me një pamje harte.
Pamje nga trafiku - vizualizohen në kohë reale imazhe të situatës së trafikut në qytetin e Tiranës.
Njoftime – mundësinë për t’u informuar në rastin kur trafiku në një rrugë është i ngarkuar ose i bllokuar, etj
Info – Informacione të përgjithshme në lidhje me qytetin e Tiranës.
Raporto – mundësia për qytetarët e Tiranës të raportojnë në lidhje me situata të ndryshme problematike.

Tirana Ime është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment