Për mbi 25 histori, Street Fighter II ka qënë një nga lojërat më të preferuara dhe në këtë artikull do t'ju shpjegojmë se cilët janë 2 personazhët e famshmëm por pa emra, të cilët shfaqen gjithmonë në fillimin e lojës por që nuk i shohim më, më pas.

Scott dhe Max
Capcom, kompania krijuese, ka vendosur më në fund të zbulojë identitetin e 2 personave, ku njëri shfaqet i pa veshur dhe tjetri mban veshur një bluzë të bardhë, ku të 2 ndodhen në pozicion luftimi. Personazhet në fjalë janë Max, personazhi pa bluzë, dhe Scott i cili mban veshur bluzen e bardhë.

Street Fighter V
Capcom do të hedhë në tregun e mobile dhe jo vetëm, versionin 5 të kësaj loje dhe janë pikërisht Scott  dhe Max që do të gjënden në listë e luftëtarëve që mund të zgjidhni për dyluftimet tuaja. Janë publikuar gjithashtu edhe karakteristikat e tyre në të cilat vihen re disa ndryshime në look nëse i krahasojmë me versioni 2 të lojë. Personazhet do të keni gjithashtu edhe karakteristika ekstra të cilat do ti zbuloni gjatë lojës.

Prite që Street Fighter V të prezantohet gjatë muajit  Qershor dhe krijuesit e lojës premtojnë se do të rikthjenë lavdinë disi të humbur të kësaj loje e cila bëri historinë gjatë viteve 90'. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment