Duke ndjekur traditën, Apple do të prezantojë versionin e ri iOS 10 gjatë WWDC, që do të mbahet muajin e ardhshëm. Informacionet që kemi për sistemin e ri iOS janë me të vërtetë pak, por një grup fansash ka imagjinuar se si mund të jetë iOS 10 dhe ka realizuar një koncept me të vërtet interesant.

Përmirësimet kryesore kanë të bëjnë me funksione shtesë në Lock Screen, për të ofruar mundësinë për të kontrolluar motin ose për të aktivizuar zilen e mëngjesit pa patur nevojë të zhbllokojmë pajisjen. Edhe dritarja e njoftimeve është rishikuar, me ngjyra që ndryshojnë në bazë të aplikacionit.

Një tjetër risi, që do t'i pëlqejë sigurisht të gjithëve, ka të bëjë me mundësinë për të ndryshuar ngjyrat e sistemit iOS, një funksion që do të integrohej mirë me Night Shift. Në fund shfaqen edhe disa aksione të shpejta për të shfrytëzuar 3D Touch. Për më tepër mund të shikoni videon. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment