PayPal nuk do të mbështesë më platformat Windows Phone, Amazon Fire dhe BlackBerry 10 dhe ka bërë të ditur se pas datës 30 Qershor do të largojë aplikacionin e saj zyrtar për këto pajisje. Këtë vendim kompania e shprehu me fjalët: “Eshtë e rëndësishme që të sigurohemi se po investojë burimet tonë në krijimin e eksperiencave më të mira për konsumatorët tanë.”
Megjithatë shpresa nuk ka humbur terësisht sepse Paypal tha se do të vijojë mbështetjen e web aplikacionit në platformat mobile. Gjithashtu përdoruesit e BBM dhe Outlook.com mund të dërgojnë para miqve të tyre përmes PayPal.
Ky lajm vjen menjëherë pas publikimit të versionit 6.0 të aplikacionit për Android dhe iOS ku kompania inkurajonte përdoruesit të përditësonin përpara datës 30 Qershor. Gjatë tre mujorit të fundit kompania raportoi 1.41 miliard dollar transaksione. Pagesa në total u rritën me 28.6 % në 81.06 miliard dollar. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment