British Driver and Vehicle Licensing Agency, po teston patentën dixhitale që mund të shpëtohet në Apple Wallet në pajisjet iOS. Falë kësaj risie, qytetarët britanik mund të ruajnë patentën e tyre në formë dixhitale në iPhone, nëpërmjet aplikacionit Wallet.

Bëhet fjalë për një funksion që është akoma në një fazë testimesh, por që duhet të hyjë në fuqi muajt e ardhshëm: do të jenë më pas vetë përdoruesit që do të vendosin nëse dëshirojnë të ruajnë patentën e tyre në formë dixhitale.


Natyrisht forcat e rendit do të kenë në dispozicion një regjistër ku do të kontrollojnë vërtetësinë e të dhënave, për të evituar mashtrime. Për momentin testen kanë të bëjnë vetëm me Apple Wallet, kështu që dixhitalizimi mund të menaxhohet vetëm në iPhone dhe jo në pajisjet e tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment