Aplikacioni "My Vodafone" i kompanisë Vodafone Albania, është përditësuar dhe tani ju ofron edhe mundësinë e rimbushjes së numrit tuaj apo të miqve tuaj direkt nga aplikacioni kudo që ndodheni, mjafton të keni një kartë me të cilën mund të kryeni blerje online. Gjithashtu zbuloni surprizat që rezervon për ju menuja "Tour".

Tani, me Vodafone ju keni kontroll të plotë mbi përdorimin e numrit tuaj celular me një klik të vetëm nga Smartphoni juaj. Me aplikacionin më të ri My Vodafone, ju kontrolloni përdorimin tuaj aktual (kohë bisede, SMS dhe internet), faturën si dhe balancën e kreditit tuaj. Gjithashtu, nëse jeni klient me parapagesë, ju mund të aktivizoni shërbime dhe oferta të ndryshme (kohë bisede, SMS, Internet ose kombinim paketash).

My Vodafone (AL) është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment