iPhone dhe iPad kanë një mangësi, nuk ofrojnë një download manager të nevojshëm për të shkarkuar file të ndryshëm. Por për këtë ka një zgjidhje që e mban emrin Mr Download, një aplikacion universal për iPhone dhe iPad që integrohet mirë me sistemin iOS dhe lejon shkarkimin e file-ve të ndryshëm direkt nga Safari.

Në formën e një extension për shfletuesin Safari, mjafton të vizitoni një faqe web, të aktivizoni këtë extension dhe më pas të klikoni tek dritarja me file-t që do shkarkoni: më pas mjafton një klik për të zgjedhur çfarë dëshironi të shkarkoni direkt në pajisjen tuaj ose në Dopbox dhe Google Drive.


Aplikacioni është në gjëndje të shkarkojë edhe file me përmasa të mëdha dhe multiple download. Çdo file mund të hapet me aplikacione të caktuara që janë të disponueshme në App Store. Një tjetër funksion është edhe mundësia për të rinisur shkarkimin nga ku e kemi lënë dhe integrimi perfekt me iCloud dhe Safari.

Mr Download është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone dhe iPad. Peshon vetëm 5 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment