Dy vite më parë Microsoft bleu kompaninë Nokia për 7.2 miliard dollarë, e cila u konsiderua si blerja më e madhe e të gjitha kohërave përsa i përket teknologjisë mobile. Në atë kohë Nokia kishte filluar rënien e saj në tregun e SmartPhone dhe Microsoft u duk si një shpëtim për kompaninë. Por duket se as Microsoft nuk ja doli të mbante në këmbë këtë kompani ose ndoshta nuk dëshiroi ta mbante.

Cili ishte interesi i Microsoft kur bleu Nokia-n?
Sipas ekspertëve, Steve Ballmer, CEO i Microsoft, bleu kompaninë në fjalë për të bërë të sajën disa shërbime si Nokia Maps apo teknologjitë të tjera të cilat Nokia i kishte zhvilluar në gjirin e saj. Gjithashtu në çmimin final, Microsoft siguroi edhe të drejtat mbi versionet Nokia ASHA, N40 dhe Lumia. Dy të parat duket se ishin të destinuara të vdisnin gjatë këtyre viteve ndërsa Lumia pati një zhvillim të mëtejshëm nga vetë inxhinierët e Microsoft bashkuar me atë të Nokia-s. Pra në atë kohë Microsoft vlerësoi me 7.2 miliard dollarë pasurinë Nokia.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 2 viteve?
Sapo Microsoft e bleu atë, deklaroi se do të shkurtonte vënde pune në Finlandë dhe në filialet e Nokia që gjëndeshin në të gjithë botën. Kjo gjë ndodhi gjatë këtyre dy viteve por gjithashtu Microsoft solli edhe versionet profesionale të Tablet, të cilat i quajti Surface, pra nuk mbajti emrin Lumia, ku ky i fundit u shfrytëzua vetëm për të ndëtuar SmartPhone. Me sa duket krijimi i Surface do të ishte dhe sinjali i parë se Microsoft kërkonte të shkëputej plotësisht nga Nokia.

Nokia blihet nga Foxconn
Para disa ditësh Foxconn, kompania që prodhon edhe iPhone për llogari të Apple ka blerë nga Microsoft një pjesë të mirë të të drejtave mbi Nokia vetëm për 350 milion dollarë. Pra një humbje shumë e madhe për Microsoft, nëse shikojmë vetëm blerjen fillestare dhe shitjen finale, por në të vërtetë Microsoft nuk e mendon kështu. Sipas drejtuesve të saj, tashmë Microsoft është e gatshme të hedhë në treg produktet e saj nën titullin e Surface dhe në këtë mënyrë do të ketë në tregun e SmartPhone identitetin e saj. Gjithtashtu drejtuesit duan të krijojnë produkte vetëm për nivelet e biznesit të cilat do të përdoren nga Surface ku gjithashtu duan ti sjellin këto shërbime edhe për iOS dhe Android. Pra ky është një ridimensionim i sektorit mobile të Microsoft i cili këto ditë i ka kushtuar një humbje të madhe në treg, pasi feta e saj në treg ka rënë vetëm me një shifër, rreth 7%. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment