Para disa ditësh ju sollëm një artikull në të cilin shpjegohet se iPhone 7 mund të ketë një fotokamer dual ose me 2 objektivë fizikë. Në fakt zërat për integrimin e kësaj risie, po bëhen akoma më të fortë pasi në mes është kompania Sony dhe LG.

Sipas zërave në rrjet Sony duhet të ishte kompania e cila do të prodhonte pjesët fizike të teknologjisë në fjalë, por në momentin e fundit, Apple ka vendosur që do të jetë LG që do të prodhojë fotokamerën dual në sektorin e saj të quajtur Innotek.

Tërmeti i rënë në zonën e Kumamoto, para disa muajsh, ka dëmtuar seriozisht disa sektore të prodhimi në kompaninë Sony, dhe kjo ka që shkaku që Apple është detyruar të kontaktojë LG për prodhimin e njësive. Siç ju kemi shpjeguar edhe në artikuj të kaluar, do të jetë vetëm iPhone 7 Plus që do të montojë këtë teknologji. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment