Kush nga ju e mban mend JailbreakMe.com? Programi më i dashur për të gjithë besnikët e jailbreak, i cili na lejonte të instalonim Cydia dhe të bënim jailbreak direk nga shfletuesi Safari, pa patur nevojë për një kompjuter. Tani me sa duket edhe Jailbreak për iOS 9.3.2 mund të kryhet në këtë mënyrë!

Hakeri italian Luca Todesco ka publikuar në Youtube një video ku shfaqet Jailbreak dhe instalimi i Cydia në iOS 9.3.2 direkt nga Safari. Por si gjithmonë, duket se hakeri italian nuk ka ndërmend ta lëshojë atë publikisht duke preferuar që t'i ruaj për "kërkimet e tij" të gjitha exploit-et e zbuluara për iOS 9.3.2.


Kemi shpresa se Jailbreak mund të lëshohet nga dikush tjetër, më pak ekzibicionist dhe më konkret, megjithëse realizimi i Jaibreak direkt nga Safari mbetet një komoditet shumë i madh. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment