Në këtë artikull duam t'ju sjellim informacione në lidhje me Jailbreak për iOS 9.3 i cili pritet të prezantohet muajin që vjen për të gjithë. Me siguri shumë nga ju kanë instaluar iOS 9.2 duke mos patur mundësi të keni Jailbreak, pasi versioni i fundit i tij, aplikohet vetëm për iOS 9.1.x.

Jailbreak për iOS 9.2
Nëse jeni të interesuar për të patur Jailbreak në iOS 9.2, deri tani mund të themi se duket e pamundur që stafi i Pangu apo TaiG, ta sjellin për këtë version. Askush nga anëtarët e këtyre grupeve nuk ka asnjë lajm në lidhje me punën për Jailbreak. Nga ana tjetër mund të themi se Pangu e prezantoi Jailbreak për iOS 9.1 pa asnjë njoftim paraprak, kështu që diçka e tillë mund të ndodhë edhe me versionin 9.2

Jailbreak për iOS 9.3, a do të publikohet dhe kur?
Siç thamë, iOS 9.3 tashmë është shumë pranë pasi jemi në versionet e fundit beta dhe muaji Qershor po afron. Përsa i përket Jailbreak situata mbetet e njëjtë me atë të versionit 9.2, sepse askush nga grupet nuk ka publikuar lajme në lidhje me këtë temë.
I vetmi lajm është shfaqja në rrjet e një video ku një hacker prezanton Jailbreak Untethered për iOS 9.3. Që nga ajo ditë shumë pak detaje janë dhënë dhe kjo na bën të besojmë se dobësia e gjetur në këtë version të iOS mund të jetë duke u përdorur për të sjellë Jailbreak për të iOS 9.3, ose nga ana tjetër Apple mund ta këtë rregulluar atë.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm, ku do të kemi lajme të tjera në lidhje me Jailbreak dhe jo vetëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment