Në bazë të informacioneve të fundit që vijnë nga Kina, duket se modeli bazë i iPhone 7 do të jetë 32GB. Vitet e fundit, memoria 16GB nuk mjafton për të plotësuar te gjitha kërkesat e një përdoruesi mesatar.   Por ka vazhduar të propozojë këtë model bazë, edhe për arsye marketingu, duke shtyrë shumë përdorues që të shpenzojnë 100€ më shumë për versionin 64 GB.

Tani gjërat mund të ndryshojnë me iPhone 7, duke qenë se Apple mund të prezantojë një model bazë me 32GB dhe jo më vetëm me 16GB. Do të bëhej fjalë për një zgjedhje më se të logjikshme, duke qenë se sa më shumë që evulon teknologjia, aq më tepër rritet kërkesa për më shumë memorie. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment