Një element mjaft i rëndësishëm në iDevice, është edhe modem-i i cili lejon lidhjen me rrjetin Internet. Për ti ofruar përdoruesit shpejtësinë maksimale në transferimin e të dhënave, Apple po mendon të integrojë modem-in e prodhuar nga kompania Qualcomm, e cila sjell në treg verisonin X12.

Qualcomm ka mbi 3 vjet që prodhon chip-et modem për iDevice. 
Sipas ekspertëve Apple po mendon të shkëputet nga Qualcomm për tu afruar me kompaninë Intel, përsa i përket chip-it modem, por prezantimi i X12 i ka bindur drejtuesit e saj që të konsiderojnë këtë version edhe në iPhone 7 sepse Qualcomm X12 ofron maksimumin e shpjetësisë së ofruar nga kompanitë telefonike, e cila aktualisht është teknologjia 4G+. Kujtomë gjithashtu se Apple bashkëpunon me Qualcomm prej një interval kohor mbi 3 vjeçar.

600 Mbps në shkarkim dhe 150 Mbps në ngarkimin e të dhënave
X12 nuk ka limite, dhe nëse kompania telefonike ju jep mundësinë, ju mund të shkarkoni me 600 Mbps në sekond dhe të ngarkoni file në rrjet me shpejtësinë 150 Mbps. Këto vlera në fakt janë teorike sepse aktualisht asnjë kompani në botë nuk i ofron realisht këtë shpejtësi interneti, por pritet që në të ardhmen këto vlera të jenë reale.

Alternativa është Intel XMM 7360 LTE
Nëse Apple do të shkëputet totalisht nga Qualcomm, do të jetë kompania Intel që do ta furnizojë me chip-et në fjalë. Versioni aktual i ofruar është XMM 7360 LTE i cili i siguroni përdoruesit shpejtësi në shkarkim, rreth 450 Mbps dhe në ngarkim arrin deri në 100 Mbps.

Ekspertët mendojnë se Apple do të përdorë produktet e të dyja kompanive por nuk është e qartë se cila do të jetë strategjia e shpërndarjes. Kjo do të thotë se mund të vendosë të montojë chip-in e një kompanie apo tjetrës, në bazë të shteteve ose ndoshta dhe me ndarje kontinentesh. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt që do të vijojnë, në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment