Sipas portalit KGI, i cili është mjaft i njohur në Kinë, raportohet se, në kundërshtim me zërat e fundit, të cilët thonë se iPhone 7 nuk do të ketë shumë risi, versioni i ardhshëm i iPhone do të integrojë teknologjinë më të fundit fotokamerës, e cila është Dual Camera ose realizimi i fotove dhe filmimit me dy fotokamera paralele.

Si funksionon teknologjia me dopio fotokamer?
Në muajin Mars të këtij viti, Apple rregjistroi në Agjensinë Amerikane të Patentave, kërkesën për të patentuar funksionin e filmimit dhe fotografimit nëpërmjet 2 fotokamerave indipendente. Në këtë teknologji përshkruhet gjithashtu edhe mënyra se si përdoruesi merr benefite nga 2 fotokamerat.

Njëra nga fotokamerat do të ketë rolin për të fokusuar një objektiv, ndërsa tjetra do të menaxhojë zoom-in tek objekti në fjalë. për të menaxhuar 2 flukset që vijnë nga fotokamerat, ekrani do të ndahet në 2 seksione indipendente ku ju mund të vendosni të ruani në imazh të vetëm, ose dy imazhe të veçanta.

Në rast se ruani një imazh, programi i menaxhimit të fotove dhe videove do të ndërthurë informacionet që vijnë nga 2 imazhet dhe rrezulatati do të jetë me të vërtetë impresionues. Sipas ekspertëve, fotot dhe videot do të kenë një kualitet mjaft të përmirësuar, në krahasim me një fotokamer normale.

Më shumë fotokamera, më shumë memorie RAM
Proçesimi i dy imazheve dhe integrimi në një të vetëm është proçes që kërkon performancë të lartë hardware. Për këtë arsye ekspertët mendojnë se iPhone 7 do të integrojë 3Gb RAM për të përpunuar fluksin që vjen nga dy fotokamerat. Kjo do të thotë gjithashtu edhe konsum më të lartë të baterisë, problem i cili do të kërkojë rritje të kapacitetit të saj.

Në ditët në vazhdim, me siguri do t'ju sjellim më shumë informacione në lidhje me këtë teknologji, e cila pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të krijimi të imazheve dhe videove në iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment