Është lëshuar më në fund përditësimi i ri i aplikacionit Instagram që sjell një pamje të re flat ku mbizotëron ngjyra e bardhë që zëvendëson versionin klasik ngjyrë blu. Edhe ikona është rinovuar. Programuesit kanë treguar një impenjim të madh për të qëndruar sa më besnik me ikonën tradicionale, por duke i dhënë një pamje më moderne.


Aplikacioni nuk do të ndryshojë në asnjë seksion dhe funksion të saj, duke ndryshuar vetëm pamjen. Çdo gjë duket më e thjeshtë dhe e shpejtë me temën e re bardh e zi dhe për momentin mund të themi se është bërë një punë shumë e mirë. Po juve si ju duket? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment