Makinat e “Google Street View” kanë nisur punën për fotografimin e rrugëve në Tiranë. Ky shërbim ka si qëllim përmirësimin e shërbimit “Street View”, (Pamje e rrugëve), një hartë e kompanisë që mundëson eksplorimin e çdo vendi nga kompjuteri. Puna për fotografimin e rrugëve të Shqipërisë do të nis nga Tirana dhe do të vijojë nëpër qytete të tjera.

Për më shumë se 8 javë makinat e Google do të udhëtojnë për fotografimin 360° të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë dhe disa prej zonave turistike dhe historike në vend. “Street View” u prezantua në 2007 -ën dhe ofrohet në 76 shtete të ndryshme të botës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment