Midis tastierave të shumta të disponueshme në App Store, sot ju këshillojmë GIPHY KEYS, një tastierë e re e dedikuar imazheve GIF të animuara që do ta bëjnë më të thjeshtë përdorimin e këtyre materialeve në chate të ndryshme dhe nëpërmjet mesazheve. Ky aplikacion nuk sjell ndonjë gjë të re në krahasim me tastierat e tjera që kemi parë, por është falas dhe është e bërë mirë, kështu që mund të jetë diçka interesante për të gjithë ato përdorues që janë në kërkim të një tastiere të tillë.

Aplikacioni është shumë i thjeshtë dhe instalohet si çdo tastierë tjetër për iOS direkt nga Settings. Do të keni në dispozicion një tastierë klasike shumë të thjeshtë, ndërsa lart do të gjeni disa butona që ju lejojnë të zgjedhni imazhet e animuara GIF, ose t'i kërkoni në bazë të fjalëve ose kategorisë. Për dërgimin e një Gif duhet të bëjmë një hap më tepër, duhet ta ngjisim atë brenda mesazhit tonë dhe më pas ta dërgojmë.

Tastiera GIPHY KEYS është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 23,9MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment