Historinë e suksesit të lojës Monument Valley e njohim të gjithë, dhe është normale që edhe zhvilluesit e tjerë të mundohen të përsërisin këtë sukses duke realizuar lojëra të ngjashme. Dream Machine është një lojë e tillë e cila frymëzohet krejtësisht nga Monument Valley.

Ambienti është i ngjashëm, me shumë ingranazhe. Protagonisti kryesor është një robot simpatik që kërkon të arratiset nga një fabrikë. Kolona zanore dhe grafika është e realizuar mirë në çdo hollësi. Nëse jeni një fans i lojës Monumet Valley, ju ftojmë të provoni Dream Machine, nuk do të mbeteni të zhgënjyer.


Dream Machine është e disponueshme në App Store me çmimin 0,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment