Këto ditë Google ka mbajtur eventin I/O, ku ka prezantuar produktet që do të vijnë në treg, në të ardhmen. Një ndër ato është edhe asistenti i ri vokal të cilin Google e ka quajtur Assistant. Nëpërmjet kësaj teknologjie, është zëvëndësuar ajo ekzistuese, Google Now, e cila nuk solli interesin e pritur tek përdoruesit.

Asistent si Siri dhe më shumë
Assistant është një punë mjaft komplekse e bërë nga inxhinierët e Google dhe pritet që të jetë konkurrenti direkt i Siri. Për më tepër ai do të funksionojë në çdo aparat elektronik dhe ju do të keni mundësinë ta përdorni atë nëpërmjet komunikimit vokal ose nëpërmjet komunikimit me mesazhe. Integrimi i këtyre 2 mënyrave supozohet të jetë një punë mjaft komplekse e Google e cila duke qënë kompania numër 1 në botë përsa i përket kërkimeve në rrjet, pritet që cilësia dhe saktësia e përgjigjeve të marrra nga Assistant do të jetë mjaft e mirë.

Asistent dhe Duo 
Assistant do të integrohet në programin Duo, i cili është krijuar nga Google për të zëvëndësuar iMessage apo Whatsapp. Duo do të prezantohet në App Store shumë shpjet dhe pritet që të ketë një impakt mjaft të mirë në komunitet. Nëse do të dëshironi të kërkoni informacion nga ky program, atëherë Assistant do t'ju tregojë të gjithë fuqinë e tij ku rezultati do të jetë mjaft i detajuar dhe i servirur mjaft thjeshtë dhe në mënyrë intuitive.

Ekspertët janë të bindur se Assistant do të jetë një ndryshim i madh në teknologjinë e asistentëve vokal. Mendoni se Siri do të vihet në rrezik nga kjo teknologji? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment