Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant i cili vë në dukje fuqinë Hardware të Apple Watch. Një zhvillues programesh për Apple, ka arritur të ekzekutojë në Apple Watch, sistemin operativ Windows 95, i cili u hodh në treg në datë 24 Gusht 1995.  Ekzekutimi bëhet nëpërmjet një programi i cili luan rolin e një emulatori që krijon ambjentin software të duhur për të ekzekutuar Windows 95.

Apple Watch ka një fuqi hardware mjaft të mirë
Duke kujtuar që Apple Watch integron një proçesor me frekuencë 520 Mhz, memorie Ram prej 512 MB dhe memorie fikse 8Gb, teorikisht janë mëse të mjaftueshme për të ekzekutuar një sistem operativ i cili kërkon shumë më pak kapacitet hardware. Përpara 25 vitesh, parametrat aktuale të Apple Watch mund ti kishit vetëm duke shpenzar disa qindra mijë dollar dhe nuk mund të imagjinohej që ti kishim të integruar në një aparat elektronik me dimensione kaq të vogla.

Dobishmëria e Windows 95 në Apple Watch
Mund të themi se instalimi dhe ekzekutimi i Windows 95 në një Apple Watch, nuk ka asnjë lloj përfitimi, përveçse për të vënë në dukje potencialitetin e këtij të fundit dhe aftësitë e vetë zhvilluesit të programit. Mund të shtojmë këtu dhe kuriozitetin e të apasionuarve për të rikthyer edhe një herë nostalgjinë e Windows 95 por mbi të gjitha kjo mund të hapë horizonte të reja për stafin e Jailbreak, të cilët mund të gjejnë një "rreze drite" në watchOS, për të injektuar kodin ekzekutiv që mundëson instalimin e Cydia.

Windows 95 emulohet, nuk installohet.
Në fakt, ekzekutimi i Windows 95 në Apple Watch arrihet duke e emuluar një ambjent virtual i cili ekzekuton teknologjinë Bios,  MS-DOS dhe më pas mund të instalojmë Windows 95. Zhvilluesi ka arritur të krijojë pikërisht këtë program për Apple Watch, i cili instalon Windows 95 në një interval kohor prej 60 minutash.
Gjatë ekzekutimit, funksioni i Mause-it bëhet duket prekur ekranin e aparatit dhe nëpërmjet tij ju mund të lëvizni nga një dritare, në tjetrën, ashtu siç bëni kur përdorni Windows në një PC. Në videon që gjeni në këtë artikull mund të vini re edhe ngadalsinë me të cilën ndodh spostimi nga një dritare në tjetër, dhe kjo vjen si pasojë e chip-it grafik i cili nuk ofron shpejtësinë  maksimale në Apple Watch.

Mendoni se kjo arritje e zhvilluesve, do të ketë një përdorim të dobishëm në të ardhmen?


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment