Apple ka publikuar për zhvilluesit një version të ri beta,  të iOS, tvOS dhe OS X. Këto versione të sistemeve operative për iDevice mund të shkarkohen edhe nëse jeni rregjistuar në programin Apple Beta Software Program.

Në të gjitha versionet e reja të sistemeve, nuk do të gjeni funksione të reja por vetëm rregullime problemesh. Pritet  që versionet finale të tyre, të prezantohen mbas eventit WWDC i cili do të mbahet në fillim të muajit Qershor.

Përditësimi i iOS 9.3.2 mund të bëhet duke shfrytëzuar lidhjen me rrjetin  Wi-Fi i cili do të shfaqet në formë përditësimi ose mund ta shkarkoni atë nga llogaria juaj në Apple Developer Center dhe më pas ta instaloni manualisht me iTunes.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm sepse do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me këtë version të iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment