Siç ju njoftuam dje nëpërmjet këtij artikulli, Apple ka publikuar për të gjithë ju, versionin 9.3.2 të iOS. Gjithashtu janë prezantuar edhe versionet e reja të sistemeve operativë edhe për iDevice të tjerë. OSX, tvOS dhe watchOS janë sistemet e përditusura, ku të cilat mund të merren nëpërmjet përditësimit OTA (Over The Air).

Sipas ekspertëve, në këtë sisteme ka patur vetëm rregullime problemesh të raportuar nga përdoruesit. Për sa i përket funksioneve të reja, nuk do të gjejmë asnjë të tillë, të paktën deri tani. Nëse keni një Apple Watch, Apple Tv ose Mac, ne ju këshillojmë të instaloni këto përditësime pasi do të sjellin stabilitet dhe performancë më të lartë të aparatit elektronik. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment