Sipas një raporti të Korea Herald, Apple ka gjetur një marrëveshje me prodhues të ndryshëm për ekranet OLED, për të integruar këtë teknlologji në vitin 2017. Por fillimisht, do të jetë vetëm modeli "Plus" që do të përdorë këtë lloj ekrani... më pas numri i pajisjeve që do të kenë këtë teknologji do të rritet deri në vitin 2020, kur do të mbulojë 100% të produkteve.

Fakti që Apple ka menduar për një rritje progresive të porosive na bën të mendojmë, se të paktën në fillim, ekranet OLED do të përdoren vetëm në modelet iPhone Plus duke filluar nga viti 2017 dhe vetëm në vitin 2020 në modelet e tjera. Kjo teori konfirmohet edhe nga fakti që Samsung ka arritur një marrëveshje me Apple vetëm për ekranet 5.5 inç.

Nëse ky lajm do të konfirmohet, atëherë do të thotë se Apple dëshiron të diferencojë gjithmonë e më shumë dy modelet, duke përdorur një teknologji më të avancuar për modelin Plus. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment