Sipas një raporti të Bloomberg, Apple po punon për të rinovuar krejtësisht Apple Music dhe për ta bërë atë më të thjeshtë për t'u përdorur. Versioni i ri i shërbimit të muzikës në streaming do të prezantohet zyrtarisht në muajin qershor gjatë WWDC. Një nga difektet e Apple Music është pikërisht ndëfaqja e përdoruesit, shumë lëmsh dhe e vështirë për t'u përdorur në krahasim me Spotify.

Apple e ka kuptuar dhe po punon për të përmirësuar këtë aspekt, duke ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me funksione të ndryshme që ofron ky aplikacion. Gjatë këtyre muajve, Apple është përqëndruar sidomos tek korrigjimi i problemeve, pa e ndryshuar pamjen grafike, ndoshta ngaqë ka në plan një rinovim të madh me rastin e prezantimit të iOS 10. Me pak fjalë, në qershor do të zbulojmë se si do të jetë aplikacioni i ri Apple Music. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment