Apple sapo ka lëshuar zyrtarisht iOS 9.3.2, një version që sjell shumë pak gjëra të reja, por që korrigjon disa bug dhe sjell përmirësime për sa i përket sigurisë. Është korrigjuar një bug që kishte lidhje me cilësinë e ulët audio kur lidhnim me anë të Bluetooth në iPhone SE, aksesorë të ndryshëm.

Është zgjidhur edhe një problem me Mail dhe Mesazhet që nuk lejonte vendosjen e adresave të postës elektronike me tastierën japoneze Kana. Është zgjidhur edhe një problem me VoiceOver dhe një problem tjetër me instalimin e aplikacioneve B2B të personalizuara me server MDM.

Për sa përket funksioneve për përdoruesit, iOS 9.3.2 lejon përdorimin e funksionit Night Shift dhe Low Power Mode në të njëjtën kohë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment